česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Ambasada e Çekisë
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Përkujtim për ushtarin e rënë sllovak

Më 15 maj 2022 afër fshatit Sekiraqë u mbajt një ceremoni përkujtimore për rreshterin Miroslav Hajdúch, ushtar i Ushtrisë së Republikës së Sllovakisë. Ai, para 20 vitesh, vdiq në një aksident tragjik në hapësirën e shkëputur afër kufirit Kosovë-Serbi.

Në manifestimin e organizuar nga Zyra Ndërlidhëse e Sllovakisë në Kosovë mori pjesë udhëheqësi i Zyrës, z. Rastislav Kostilnik, dhe kolegët e tij. Ata, nderuan ushtarin e rënë sllovak, duke vendosur kurorë lulesh në memorialin e tij. Në emër të Ambasadës së Republikës së Çekisë në Kosovë, Z. Juraj Melioris, zëvendës udhëheqës i Ambasadës, vendosi një buqetë lulesh tek monumenti përkujtues. Anëtarët e kontingjentit çek të KFOR-it dhe kontingjentit sllovak në misionin EULEX në Kosovë, po ashtu bënë homazhe në kujtim të Miroslav Hajdúch-it. 
Ushtarët çekë dhe sllovakë kanë shërbyer së bashku në Kosovë, në bazën ushtarake Shajkofc, në kuadër të gjashtë batalioneve çeko-sllovake, nga shkurti 2002 deri në korrik 2005, dhe më pas edhe në kuadër të Task Forcës Shumëkombëshe – Qendra. 

Përkujtim për ushtarin e rënë sllovak

Përkujtim për ushtarin e rënë sllovak

Përkujtim për ushtarin e rënë sllovak

Përkujtim për ushtarin e rënë sllovak