česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Përkujtimi për ushtarin e rënë sllovak

Më 15 maj 2015, në fshatin Sekiraçë të Podujevës u përkujtua rreshteri Miroslav Hajdúch, ushtar i Armatës së Republikës së Sllovakisë, i cili vdiq tragjikisht në një aksident gjatë shërbimit të tij afër kufirit Kosovë-Serbi.
 

Ngjarja e përkujtimit u organizua nga Zyreja Ndërlidhëse e Sllovakisë në Kosovë, me pjesëmarrjen e udhëheqësit të zyrës, z. Henrik Markuš,  komandantit të KFOR-it, gjeneral major Francesco Paolo Figliuolo, ambasadorit të Republikës së Çekisë në Kosovë z. Ivo Šilhavý, dhe zëvendës udhëheqësit të Ambasadës së Hungarisë në Kosovë, z. István Sipos. Po ashtu, anëtarët sllovak të misionit të EULEX-it dhe ushtarët hungarez të kontingjentit të KFOR-it nderuan kolegët e tyre.

Ushtarët çek dhe sllovak, së bashku, shërbyen në Kosovë në bazën ushtarake në Shajkovc, në kuadër të Batalonit të Gjashtë Çeko-Sllovak nga shkurti 2002 deri në korrik 2005 e pas kësaj ata shërbyen brenda Task Forcës Shumëkombëshe – Qendra. 

Galleries


Commemoration of the Fallen Slovak Soldier