česky  shqip  english 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Përkujtimi për ushtarin e rënë sllovak

Më 14 maj 2021, në Sekiraçë u mbajt një ceremoni përkujtimi për togerin Miroslav Hajdúch, ushtar i Armatës së Republikës së Sllovakisë i cili vdiq në një aksident tragjik në një pozicion të shkëputur afër kufirit Kosovë-Serbi.
 
 

Ngjarja e organizuar nga Zyra Ndërlidhëse e Sllovakisë, në Kosovë, u përcoll nga zëvendës udhëheqësi i Zyrës, z. Mr. Oleg Havasi, dhe kolegët e tij të cilët nderuan kujtimin për ushtarin sllovak, duke vënë kurora lulesh tek memoriali i tij. Në emër të Ambasadës së Republikës së Çekisë, z. Juraj Melioris, zëvendës udhëheqës i Ambasadës, vuri kurorë lulesh tek memoriali. Anëtarët e kontingjentit çek të KFOR-it, po ashtu, nderuan kujtimin për Miroslav Hajdúch tek memoriali.
Ushtarët çek dhe sllovak që shërbyen së bashku në Kosovë, në bazën ushtarake në Shajkovc, brenda gjashtë batalioneve çeko-sllovake që nga shkurti 2002 deri në korrik 2005 e pastaj, po ashtu, brenda Forcës Shumë Kombëshe – Qendra.

Përkujtimi për ushtarin e rënë sllovak

Përkujtimi për ushtarin e rënë sllovak