česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Përkujtuesit e Futbollit

Nisma “Përkujtuesit e Futbollit” sjell një ambrellë përkujtimore të lojës së futbollit nëpër botë duke përkujtuar Armëpushimin e Krishtlindjes të para 100 viteve.  
 

Në ditën e Krishtlindjes më 1914 afër Ypres, në Belgjikë, në Frontin Perëndimor ushtarët gjerman dhe ata britanik lëshuan armët e tyre, duke ndërprerë zjarrin për pak kohë, dhe në vend të luftimit luajtën futboll. Më vonë, kjo lojë futbolli u bë simbol i shpresës dhe njerëzisë mbi fatkeqësinë e errësirave të kohëve.   

Më 12 dhjetor 2014, si pjesë e kësaj nisme, në Pallatin e Sporteve në Prishtinë, u zhvillua loja në mes të Britanisë së Madhe & Aleatëve kundër Gjermanisë & Aleatëve. Loja përfundoi me rezultat 5:5, duke kundërshtuar lojën e para 100 vjetëve kur gjermanët patën fituar. Ekipet ishin bërë nga ushtarët e KFOR-it, që shërbejnë në Kosovë.   

Shkëlqesia e tij, ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff, me këtë rast komentoi lojën e Krishtlindjes së para 100 vitesh: “Ky ishte një shembull i mrekullueshëm se si lidhjet njeri me nejriun mund të triumfojnë në mes të konfliktit të përgjithshëm”. Ambasadorja gjermane, Angelika Viets, përfundoi duke thënë: “Kjo lojë bartë porosinë e pajtimit, që edhe më tej është i rëndësishëm në Ballkan”. Loja përkujtimore, pos tjerëve, u përcoll edhe nga general brigade Anton Waldner, zevendës komandant i KFOR-it, ambasadori i Austrisë Johannes Brieger dhe bashkëshortja e tij si dhe ambasadori i Çekisë, Ivo Šilhavý.   

Galleries


Football Remembers