česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: MFA State of Israel
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Përtej Detyrës - Diplomatë "Të drejtët midis kombeve”

Më 13 prill 2018, në Prishtinë u mbajt një ngjarje përkujtimore e titulluar “Përtej detyrës” kushtuar diplomatëve të shpërblyer “Të drejtët midis kombeve” nga “Yad Vashem Memorial”. Pjesa kryesore e ngjarjes e përgatitur nga Departamenti i Shtetit të Izraelit, është një ekspozitë e rrëfimeve të guximshme individuale të tetë nga 36 diplomatë që u shpërblyen. Në këtë ngjarje u prezantuan rrëfimet e Raoul Wallenberg (Suedia), Georg Ferdinand Duckwitz (Gjermania), Selahattina Ülkümena (Turqia), Francise Foley (Britania e Madhe), Chii Sugihara (Japonia), Aristida De Sousa Mendes (Portugalia), Sebastián De Romeo Radigalese (Spanja) dhe Vladimír Vochoč (Çekosllovakia).
 

Në fjalët hyrëse të bashkë-themeluesit dhe drejtorit të “Bridging the Gap”,  Besar Pasom, që ishte edhe bashkë-organizator i ngjarjes, tha se ekspozita që u kushtohet diplomatëve të guximshëm do të prezantohet edhe në qytetet e tyre. Porosinë e ambasadorit jo-rezident izraelit, Alonso Fischer-Kamm, e lexoi Flori Dedoni nga “Bet Israel Kosova”. Kryetari i “Bet Izrael Kosova”, Ruzhdi Shkodra, prezantoi ambasadorin çek, Ivo Šilhavý, si mysafirin dhe folësin kryesor. Ai, në fjalimin e tij theksoi veprimtaritë e diplomatit çek, Vladimír Vochoč, i cili shpëtoi shumë refugjatë hebrenj, në Marseille në fillim të vitit 1940. Ambasadori Šilhavý përkujtoi fjalët e Sir Nicholas Winton: “Unë, nuk mendojë se kemi mësuar diçka..., sot bota është në gjendje shumë më të rrezikshme, se që ishte ndonjë herë më parë”. Ambasadori Šilhavý ftoi diplomatët, politikanët dhe zyrtarët që të bëjnë të pa mundurën në respektimin e parimeve etike.

Falë guximit personal dhe të  njohjes së ligjit ndërkombëtar, Vladimir Vochoč arriti të mbaj të hapur Konsullatën Çekosllovake, në Marseille deri në mars 1941, dhe ndihmoi mijëra refugjatë nga Çekosllovakia, Gjermania, Franca e okupuar dhe nga vendet tjera. Shumica syresh, për shkak të punës së tyre para luftës dhe të përkatësisë së tyre etnike, u kërcënuan me burgosje dhe vdekje. Pas grusht-shtetit komunist më 1948 sigurimi komunist e arrestoi ate për përpjekje të kalimit të paligjshëm kufitar dhe në prill 1949 u lirua. Mirëpo, Ministria Komuniste e  Punëve të Jashtme, gjatë ndalimit të tij e bëri  një pushim me një pritje. Më 1953 policia sekrete komuniste e arrestoi ate sërish dhe e dënoi me 13 vjet burg duke ia konfiskuar pronën. Më 1960 ai u lirua me amnisti.

Galleries


Beyond Duty - Diplomats "Righteous Among the Nations"