česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Embassy of the Czech Republic in Pristina
Article notification Print Decrease font size Increase font size

“Prague 68“ – “Aktorja Arta Dobroshi duke kërcyer me hare për paqen botërore “

Më 23 maj 2018, në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë , u bë hapja ceremoniale e foto-ekspozitës “Prague 68“ – “Aktorja Arta Dobroshi duke kërcyer me hare për paqen botërore “, që synon shënimin e 50 vjetorit të okupimit ushtarak të Çekosllovakisë dhe të frymëzojë njerëzitr të jetuar në paqe. Kjo ngjarje paraqet një koncept të ri – ekspozitë e fotografive çift. Në të vërtetë janë dy foto-ekspozita shumë të ndryshme që paralelisht ndër veprojnë mes veti. Njëra bardh e zi, që përfaqëson të kaluarën, e  tjetra me ngjyra, që prezanton të ardhmen. Ndërsa, elementi i tretë është shikuesi.

Ky trekëndësh krijon një hapësirë ndërvepruese për imagjinatë, mendim dhe ide të reja. Kjo i jep shikuesit një dinamikë pozitive për t’u larguar nga stereotipat e hirta ditore. Shikuesi bëhet pjesë aktive e dialogut të bashkuar në mes të fotografive, dialogut që ngritët nga kontrasti i mprehtë bazuar në gjendjen e fotografuar, ndjenjat, teknikat, dizajni dhe shtrirja. 

“Prague 68” është një seri e punimeve të fotografit çek Oldřich Škácha. Fotografitë e ekspozuara sjellin dëshminë e tij të dokumentuar me foto-aparatin e tij që në ditën e parë të intervenimit ushtarak sovjetik në Pragë, në vendin e ngjarjes, aty ku qytetarët çekosllovak të shokuar e paqësor vdisnin, në Sheshin Wenceslas, Sheshin e Qytetit të Vjetër dhe në selinë e Radio Çekosllovakisë. Okupimi i Çekosllovakisë, më 21 gusht 1968, i udhëhequr nga Armata e Kuqe Sovjetike mori 137 jetë të qytetarëve çekosllovak, që në muajin e parë të okupimit. Çekosllovakia atëbotë u shtang në një regjim totalitar të kontrolluar tërësisht nga Moska, për 21 vitet e ardhshme.

Artistja e mirë njohur kosovare  Arta Dobroshi e cila, ndër të tjera, mori çmimin “Aktorja më e mirë për 2011”, në Festivalin e 24-të Ndërkombëtar të Filmit të shkurtër (filmi “Baby”) si dhe ishte e nominuar për aktrimin më të mirë më 2008 në Festivalin e Filmit në Cannes (filmi “Lorna’s Silence”),  prezanton në ekspozitë fotot e sajë të titulluara “Aktorja Arta Dobroshi duke kërcyer me hare për paqen botërore“. Këto foto paraqesin një seri të fotografive të bëra nga fotograf të ndryshëm për ta dokumentar nismën e Artës, për të frymëzuar njerëzit të jetojnë në paqe dhe duke respektuar të tjerët. Në fotografitë e saj, ajo kërcen me hare me fëmijë, personalitete të njohura, refugjatë, diplomatë, artist dhe njerëz të tjerë. Fotografitë e saj, janë reflektim i përvojës së saj personale si një shqiptare e Kosovës, se si ju mund ta arrini paqen dhe lirinë në një vend dhe ta ndani ate me gjithë njerëzit e tjerë. 

Ekspozita u organizua nga Ambasada e Çekisë në Kosovë, së bashku me aktoren Arta Dobroshi. Hapjen ceremoniale, me fjalimin e tij, e bëri ambasadori Ivo Šilhavý i cili rrumbullakoi porosinë e foto-ekspozitës duke e cituar Václav Havel: “E vërteta dhe dashuria duhet ta mundin gënjeshtrën dhe urrejtjen”! Në fjalën e saj aktorja e Ambasadorja e Vullnetit të Mirë, Arta Dobroshi, më pastaj e arriti të ofroj domethënien e paqes botërore për individin dhe për shoqërinë në tërësi, e bërë sipas përvojës së saj. Mediet e Kosovës e prezantuan ekspozitën si “e veçantë dhe shumë e ndryshme” nga ekspozitat tjera dhe e cilësuan ate “një element, më shumë, i prezantimit të kulturës çeke për publikun e Kosovës”.

 

 

Galleries


„Prague 68“ –„Actress Arta Dobroshi Jumping Joyfully for World Peace“