česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Presidenti Thaçi prezantoi përparësitë e tij para udhëheqësve të misioneve të vendeve të BE-së

Më 4 maj 2016, Presidenti Hashim Thaçi ftoi, në zyrën e tij, udhëheqësit e misioneve diplomatike të vendeve të BE-së në Prishtinë, për t’i informuar ata për përparësitë e tij politike. Presidenti Thaçi prezantoi pesë fusha, në të cilat ai do të përqëndrojë përpjekjet e tij: sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik, bashkëpunimi regjional, anëtarësimi në BE dhe në NATO.
 

Presidenti Thaçi theksoi se sukseset kryesore të Kosovës të arritura në ditët e kaluara ishin anëtarësimi në UEFA dhe rekomandimi i Komisionit Europian për heqjen e vizave. Në këtë kontekst, Presidenti Thaçi vlerësoi kontributin e ministrit Bekim Çollaku.

Galleries


President presented his priorities to the EU HoMs