Prezantimi i diplomave të Konkursit Ndërkombëtar të Artit për Fëmijë Lidice
19.04.2022 / 14:25 | Aktualizováno: 19.04.2022 / 14:29
(This article expired 30.11.2023.)
Më 19 prill, udhëheqësi i Ambasadës së Republikës Çeke në Prishtinë, Pavel Bílek, ua dorëzoi diplomat e nderit të Memorialit Lidice nxënësve të ILG School Prishtina për punën e tyre në Konkursin Ndërkombëtar Arti i Fëmijëve Lidice.
Më 19 prill 2022, në Ambasadën e Republikës Çeke, në Prishtinë, u bë dorëzimi i diplomave nga Konkursi i 49-të Ndërkombëtar i Artit Lidice për nxënësit e shkollës kosovare ILG Prishtina. Tema e konkursit të vitit 2021 ishte ROBOTI dhe inteligjenca artificiale. Pavel Bílek, udhëheqës i Ambasadës së Republikës Çeke, ua dorëzoi diplomat e nderit dy fëmijëve për suksesin e tyre në këtë garë. Ndërsa, drejtoresha e shkollës, nga ambasadori i Çekisë, mori një tjetër diplomë nderi, për fëmijën e tretë, i cili nuk mundi të merrte pjesë në ceremoni. Në fjalën e tij, kreu i Ambasadës Çeke theksoi kontekstin historik të konkursit të artit të fëmijëve në kujtim të fëmijëve të Lidice-s, të vrarë nga nazistët. Ai, njëkohësisht çmoi interesimin e nxënësve për ekspozitën, talentet e tyre, si dhe mbështetjen për këtë konkurs nga drejtoresha dhe mësuesit. Drejtoresha e shkollës falënderoi Ambasadën e Republikës së Çekisë për dorëzimin e diplomave, e cila u bë një ngjarje e rëndësishme për shkollën, pasi jep një motivim të madh për nxënësit dhe mësuesit që të konkurrojnë edhe në vitet e ardhshme.
Follow us on