česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Prishtina në shenjë të muzikës dhe të rinjëve

Më 19 korrik 2015, në Prishtinë, filloi festivali i përvjetshëm veror i muzikës – Akademia Everopiane Verore e Muzikës – për studentët nga e tërë Evropa. Për dhjetë ditë Prishtina ndriçoi nga një varg i ngjarjeve muzikore  ku morën pjesë 170 muzicient të rinjë  nën udhëheqjen e 19 profesorëve, të cilët me entuziazëm të madh morën pjesë në master-klasët dhe shfaqjet e drejpërdrejta në koncerte, në Prishtinë, sikur edhe në provën e operas së Mozart-it “Cosi fan tutte”, në Gjakovë.


 

Gjatë festivalit u mbajtën: Gala koncerti i profesorëve, tri koncerte të studentëve,  e në fund të Akademisë së sivjetme, u mbajt edhe një koncert në harqe. Pos këtyre u bë edhe përshtatja origjinale e operas “Cosi fan tutte”, të shfaqur në Teatrin Kombëtar në Prishtinë. Po ashtu nga sopranoja premtuese Stefani Dudikj, në skenë, u dëgjua edhe gjuha çeke në arien e operas së Bedřich Smetana’s “Puthja”.

Udhëheqësi i ambasadës së Luksemburgut në Prishtinë, Pierre Weber, i cili organizoi ESMA-në e sivjetme kështu e pat prezantuar Akademinë: “Sinqerisht shpresojë që ESMA do t’u mundësojë shumë talentëve të rinjë të përparojnë në këtë shteg, me ndihmën dhe udhëzimet e grupit të zgjedhur  të muzicientëve, të cilët do ta bëjnë trupën e sivjetme”. Ceremonia përfundimtare e ESMA-s u bë më 29 korrik 2015 në Sallën e Kuqe, në një frymë të suksesit të madh të Akademisë së sivjetme, që vërtetoi tërësisht shpresën e Weber-it. 

ESMA u themelua nga ambasada e Çekisë në Prishtinë, më 2012, e këtë ngjarje ambasada e Çekisë e kishte organizuar sërish më 2013. Akademia ka arrit një sukses të lartë në Prishtinë dhe me iniciativën e ambasadës së Gjermanisë vazhdoi edhe më 2014, derisa më 2015 këtë akademi e organizoi ambasada e Luksemburgut. Falë bashkëpunimit me Fakultetin e Muzikës në Pragë të Akademisë së Arteve të Shfaqura (HAMU) Republika e Çekisë sërish u përfaqësua sivjet. HAMU ka siguruar dy profesor vizitorë: Kamila Moťková (oboa) dhe Lukáš Moťka (trombonë), që të përfaqësojnë pamjet më të mira të muzikës tradicionale çeke së bashku me pianistin dhe pedagogon çek të muzikës Jaromír Klepáč që ishte ideator i ESMA-së.

Galleries


ESMA - Pristina in the sign of music and youth