česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Ministria e Ekonomisë
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Pritje e Udhëheqësit të Ambasadës së Republikës së Çekisë tek Ministrja e Ekonomisë së Republikës së Kosovës

(This article expired 30.06.2023.)

Më 3 gusht 2021, Pavel Bílek, udhëheqës i Ambasadës së Republikës së Çekisë në Kosovë u prit nga ministrja e re për ekonomi, Artane Rizvanolli.

Gjatë takimit, Udhëheqësi i Ambasadës së Republikës së Çekisë çmoi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve në mes të Republikës së Çekisë dhe të Kosovës. Ai, po ashtu, shprehu besimin e tij se qëllimet e qeverisë së re në fushën ekonomike do të sjellin mundësi të reja bashkëpunimi në mes të kompanive të Çekisë dhe të Kosovës. Tema kryesore e takimit përfshiu bashkëpunimin në zhvillimin e energjisë dhe të industrisë minerare. Udhëheqësi i Ambasadës së Republikës së Çekisë më tej theksoi se kompanitë çeke janë të interesuara të marrin pjesë, për shembull, në furnizim me teknologjinë e re dhe pajisjet për termo-elektranat e Kosovës për të ngritur efikasitetin e energjisë se tyre. Nevojat e industrisë minerare të Kosovës, që po vuajnë nga mungesa e pajisjeve bashkëkohore, është një fushë e interesit për bashkëpunimin e ardhshëm. Në fund të takimit, Udhëheqësi i Ambasadës së Republikës së Çekisë ia dha Ministres kosovare katalogun e kompanive  minerare dhe të energjisë së Çekisë – “Fuqia çeke e aleancës industriale” dhe “Teknologjia minerare e Çekisë”.