česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Pritje për Ditën kombëtare të Çekisë

Ambasada e Republikës së Çekisë, në Prishtinë, organizoi më 28 tetor 2014 pritje për Ditën kombëtare të Çekisë duke shënuar edhe 25 vjetorin e Revolucionit të Kadifenjtë në kohën e ish Çekosllovakisë
 

Në fjalimin e tij ambasadori Ivo Šilhavý përshëndeti punën e ekspertëve çek në Kosovë, në veçanti përmendi profesionalizmin e prokurorëve, policve, ushtarëve, këshilltarëve dhe biznesmenëve. Në linjën e fjalimit zyrtar Henrik Markuš, udhëheqës i Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë ishte ftuar në foltore për të ndarë këndvështrimin e tij në përkujtim të trashëgimisë  së Revolucionit të Kadifenjtë. Në fund të paraqitjes së përbashkët, ambasadori Šilhavý theksoi vlerat kyçe të cilat inspiruan procesin transformues në Çekosllovakinë e para 25 vjetëve – liria, respekti, dinjiteti, e vërteta dhe dashuria.

Si mysafire e nderit, në pritje mori pjesë, zonja presidente Atifete Jahjaga. Pos saj, në pritje morën pjesë mysafirë të shquar, përfshirë përfaqësuesit e jetës politike, kulturore dhe të biznesit të Kosovës si dhe zyrtarët çek të EULEX-it, KFOR-it, UNMIK-ut, UNDP-së e të misionit të OSBE-së, si dhe kori diplomatik në Prishtinë.    

Galleries


Reception 2014 on the occasion of the Czech National Day