česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: ZU Pristina
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Projekti zhvillimor çek për të rinjtë me sindromin daun

Më 30 tetor 2017, projekti zhvillimor çek në përkrahje të përfshirjes shoqërore të të rinjve me sindromin daun, u rrumbullakua solemnisht me foto-ekspozitën, në Muzeun Kombëtar të Kosovës, e titulluar “Bukuritë përmes fotografisë”. Të gjitha punimet artistike,  fotografi të shtypura në materiale të ndryshme, ishin bërë nga dhjetë studentë të cilët morën pjesë në mësimet për fotografi dhe përpunimin e sajë, mësime këto që ishin pjesë e projektit, të udhëhequr nga fotografi Ridvan Slivova (OJQ “PLUS”) në bashkëpunim me OJQ “Down Syndrome Kosova” dhe të financuar nga Qeveria e Çekisë. Të gjitha fotografitë e shtypura ishin në shitje, më qëllim të shtimit të fondeve për bashkësisë me sindrom daun, në Kosovë. Ky projekt ishte vazhdimësi e projektit çek të vitit 2012 kur ishin mësuar dhjetë pjesëmarrës të mëhershëm. Në këtë ngjarje mori pjesë ish Presidentja Atifete Jahjaga e cila përgëzoi secilin përfitues veç e veç për të arriturat e tyre në fotografi. 
 

Z. Ridvan Slivova duke e komentuar projektin tha: “Gjatë mësimeve hasa në të rinjë, me sindromin daun, shumë të talentuar. Disa nga ata treguan talent të jashtëzakonshëm, në fotografim dhe disejnim të fotografisë, duke qenë të gatshëm që të merren me këtë punë profesionalisht gjatë gjithë jetës së tyre”.  

Udhëheqësja e OJQ “Down Syndrome Kosova”, znj. Sebahate Beqiri, tha: “Projekti i mundëson rinisë sonë në integrim të plotë në shoqëri dhe i bënë, ata, krenar për të arriturat e tyre sepse përmes punës së tyre do të kemi një burim financiar që mundëson ofrimin e shërbimeve për njerëzit me sindromin daun. 

Ambasadori çek, Ivo Silhavy, çmoi rezultatin e projektit: “Unë, që jam fotograf i pasionuar, duke shikuar këto punime artistike – u mahnita. Po e shoh këtu ish pjesëmarrësen e projektit tonë të mëparshëm znj. Linda Dibra e cila u shpërblye për foton e sajë në #InstaKosova, e rezultate të ngjashme priten nga të tjerët po ashtu”. 

 

Galleries


Czech Development Project for Down Syndrome Youth