česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: ZUCR
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Punëtoria për përfshirjen shoqërore të romëve, ashkalive dhe egjiptasve

Punëtoria për përfshirjen shoqërore të romëve, ashkalive dhe egjiptasve, në Fushë Kosovë, u organizua nga 22 deri më 23 maj 2019, në Prishtinë dhe në Fushë Kosovë.

Punëtoria u organizua si pjesë e projektit të përbashkët “Provimi i përfshirjes së romëve, ashkalive dhe egjiptasve në Fushë Kosovë”, organizuar nga OJQ-ja çeke Counseling Center for Citizenship / Civil and Human Rights, z. s.(Qendra Këshilluese për Shtetësi/të Drejtat Qytetare dhe Njerëzore, në partneritet me Programi për të Drejtat Civile në Kosovë (CRP/K). Synimi i projektit ishte krijimi i komisionit vendor për veprim, në Fushë Kosovë. Projekti është bashkë financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Transformues për 2019-ën. Punëtoria dha përvojën çeke tek palët e Kosovës me politikën dhe praktikën e planifikimit të bashkësisë, krijimin e analizave të gjendjeve dhe planifikimit strategjik në nivelin e përfshirjes shoqërore në Republikën e Çekisë.  

OJQ-ja çeke në këtë punëtori e përfaqësuar nga drejtori ekzekutiv z. Miroslav Dvořák dhe ish ministrja e punës dhe çështjeve shoqërore znj. Michaela Marksová. Me fjalën hyrëse u prezantua edhe udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Kosovë, z. Pavel Bílek. Ai më vonë, në Ambasadën e Çekisë, u takua me përfaqësuesit e të dy organizatave jo qeveritare me të cilët biseduan për projektin e tashëm si dhe për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë, brenda kornizave të bashkëpunimit transformues.

Attachments

Workshop1 650 KB JPG (Picture / Photo) 2019-05-23

Workshop2 688 KB JPG (Picture / Photo) 2019-05-23

Workshop3 429 KB JPG (Picture / Photo) 2019-05-23