česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: ESMA
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Republika e Çekisë merr pjesë në festivalin online të muzikës në ESMA

(This article expired 30.11.2022.)

Festivali i Muzikës në Kosovë ESMA 2020 (Akademia Evropiane e Muzikës Verore) për shkak të pandemisë COVID-19, këtë vit do te mbahet me vonesë edhe ate online. Republika e Çekisë, e cila në të kaluarën inicioi këtë ngjarje të rëndësishme kulturore në Kosovë, gjithashtu merr pjesë në mësimet e muzikës për studentët e Kosovës.
 

Mësimet e muzikës online për studentët e Kosovës filluan nga dy artistë çekë dhe instruktorë të muzikës në të njëjtën kohë: Tomáš Vybíral (kontrabas dhe punë me orkestrën) dhe Dominik Trávníček (violë dhe punë me orkestrën). Ambasada e Republikës së Çekisë në Prishtinë, e cila bashkëpunon me organizatorin e kësaj prej ngjarjeve më të rëndësishme muzikore në Kosovë, gjithashtu mori pjesë në përgatitjen e festivalit të muzikës.