česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Ridvana Slivova
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Shekulli i përbashkët – Ekspozitë në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë

Më 24 tetor 2018, në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, u hap ekspozita fotografike “1968-ta dhe personalitetet e saj”.  Ekspozita u organizua nga Ambasada e Republikës së Çekisë dhe Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Sllovakisë, me rastin e Ditës Shtetërore, përkatësisht 100 vjetorit të themelimit të Çekosllovakisë. Ambasada e Çekisë prezantoi një përmbledhje të fotografive të ndërlidhura me vitin 1968 (të autorëve Jitka Gelnarová dhe Marek Junek),  derisa Zyra Ndërlidhëse e Sllovakisë ekspozoi një përmbledhje syresh kushtuar Alexander Dubček-ut.
 

Ish presidentët znj. Atifete Jahjaga dhe z. Fatmir Sejdiu, pastaj ministri I Forcës së Sigurisë së Kosovës z. Rrustem Berisha, zëvendësministri i punëve të jashtme z. Anton Berisha, zëvendësministreja për kulturë, rini dhe sport z. Burbuqe Bakija-Deva, koordinatori kosovar për ndryshime klimatike z. Mendim Rugova, e rektori I universitetit publik të Prishtinës z. Marjan Demaj ishin në mesin e mysafirëve.

Ekspozita në Bibliotekën Kombëtare do të jet e hapur deri më 7 nëntor 2018.

Attachments

D. Králík a býv. presidentka Atifete Jahjaga 205 KB JPG (Picture / Photo) 2018-10-26