česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Shkolla Fillore “Chvaletická” nënshkroi Memorandum Bashkëpunimi në Kosovë

Më 18 prill 2016, drejtori i Shkollës Fillore “Chvaletická” nga Praga 9, Josef Knepr, në Pogragjë nënshkroi një Memorandum të Ndërsjellë Bashkëpunimi me drejtorin e Shkollës Fillore “Liria” (Pogragjë, Gjilan), Hajrush Limoni.
 

Qëllimi kryesor i bashkëpunimit është përmirësimi i njohurive të fëmijëve shkollor të të dy shkollave në kontekstin europian dhe ate global dhe t’i informojë ata me dallimet kulturore. Bashkëpunimi do të zbatohet brenda kornizës së projektit afatgjatë. Pjesë e projektit do të jetë prezantimi i përbashkët në faqen e internetit të shkollës “Chvaletická”.

Nënshkrimi solemn i Memorandumit u përcollë nga drejtori i Drejtoratit për Arsim të Gjilanit, Nazmi Musa, nga ambasdori i Çekisë, Ivo Šilhavý, nga mësuesit e shkollës “Liria”, përfaqësuesit e nxënësve, të medieve dhe mysafirë të tjerë. Me këtë rast drejtori Knepr prezantoi një video porosi për nxënësit e shkollës “Liria”, të nxitur dhe prodhuar, nga nxënësit e shkollës “Chvaletická”.

Shih po ashtu:http://www.zschvaleticka.cz/clanek/2016/04/memorandum-se-zs-liria-kosovo-podepsano/

 

Galleries


Primary school Chvaletická signed Memorandum of Cooperation in Kosovo