česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Krajánek ve světě
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Shoqata Krajánek në Botë po fillon regjistrimin në mësimdhënie në internet për vitin shkollor 2021/22

Projekti i shoqatës Krajánek në Botë është i përqendruar në mësimin në largësi të gjuhës çeke, përmes internetit, i përshtatur me specifikat e nxënësve çek që jetojnë jashtë për një kohë të gjatë. 

Projekti i kushtohet kryesisht fëmijëve që nuk kanë qasje në mësimet në gjuhën çeke (për shembull, ata nuk jetojnë në një vend që ka një shkollë aktive të huaj, ose një shoqatë të huaj, që organizon mësim në gjuhën çeke, ose udhëzim të siguruar nga një shoqatë e të huajve e cila nuk i mbulon nevojat e tyre). Qëllimi i projektit është të krijojë një sistem që do t’u mundësoj fëmijëve të kenë qasje në mësimdhënie, mjete mësimore të përshtatshme për kërkesat shumë gjuhëshe, specifike të fëmijëve, dhe krijimin e klasave përfshirëse të përbërë nga fëmijët që jetojnë jashtë vendit.

Konkurrimet paraprake për vitin shkollor 2021/22 bëhen deri më 20 qershor 2021.  Po ashtu, nga mesi i qershorit, do të ketë takime përmes internetit - "regjistrim" me prindër dhe fëmijë. Më shumë informacione për këtë projekt, në lidhje me kohën e caktuar të kurseve, shkollimin dhe kërkesat teknike mund të gjenden në  https://www.krajanekvesvete.cz/vyuka/zapis-na-rok-2021-22/