česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: V4 group
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Shtetet e V4-shit mbështesin veprimtarit e Fondit të Ballkanit Perëndimor

Më 7 dhjetor 2018, Ambasada e Republikës së Çekisë në Prishtinë organizoi takimin e udhëheqësve të ambasadave të vendeve të Vishegradit (Çekisë, Sllovakisë, Hungarisë e Polonisë-e përfaqësuar nga Hungaria) me drejtorin e Departamentit të Çështjeve Rajonale, Valdet Sadiku, dhe me drejtoren e Departamentit për Evropë dhe Çështje të BE-së në MPJ të Kosovës, Shkëndije Geci Sherifi. Tema kryesore e takimit ishte pikëpamja e Kosovës për veprimtaritë e Fondit të Ballkanit Perëndimor (FBP). 
 

Udhëheqësi i Zyrës z. Pavel Bílek, bëri prezantimin e përbashkët në emër të vendit kryesues të Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit. Ai mirëpriti hapjen zyrtare të Fondit të Ballkanit Perëndimor. Vendet e V4-shit, që qëndronin në lindjen e sajë, konsiderojnë se Fondi i Ballkanit Perëndimor të jet një sukses i përbashkët  i vendeve të Ballkanit Perëndimor. Valdet Sadiku falënderoi vendet e V4-shit për frymëzimin nga Fondi Ndërkombëtar i Vishegradit (FNV), për organizim të rëndësishëm, ndihmë teknike dhe financiare në themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor dhe ndihmën për ta organizuar thirrjen e parë për projektet më 2017.

V4 group

V4 group

Valdet Sadiku, i cili beson në ardhmërinë e suksesshme të bashkëpunimit në mes të FBP (WBF) dhe FNV (International Visegrad Fond – IVF) pyeti për shembuj frymëzues të projekteve të suksesshme të FNV-së. Projektet, sipas Valdet Sadikut, duhet të drejtohen kah fushat e bashkëpunimit ndër-kufitar, përkrahja për turizëm ose mbështetja për siguri dhe shërbimet e shpëtimit. Kosova është kryesuesi i ardhshëm i FBP. 

V4 group

V4 group