česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Human Rights logo
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Mëngjes me OJQ-të e Kosovës në përvjetorin e Ditës ndërkombëtare të së drejtave të njeriut

Më 11 dhjetor 2019, udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Prishtinë, Pavel Bílek, ftoi për mëngjes përfaqësuesit e OJQ-ve respektive të Kosovës, që merren me të drejtat e njeriut, me të cilat Republika e Çekisë ka një bashkëpunim afat-gjatë: Forumi i Aftësisë së Kufizuar, Shoqata e të Verbërve të Kosovës, Programi i të Drejtave Civile-CRP Kosova, SHBH “Nëna Tereze”, Instituti Demokratik Kombëtar,  dhe “Karitas Kosova”.
 

Kosova është vend me përparësi në bashkëpunimin tanzicional çek. Udhëheqësi i Ambasadës, Pavel Bílek, në takim me përfaqësuesit e OJQ-ve, zbatues të projekteve tranzicionale, shprehu vlerësimin e tij për bashkëpunim. Përfaqësuesit e OJQ-ve kosovare falënderuan për bashkëpunimin afatgjatë në formën e projekteve të përbashkëta. Gjatë mëngjesit, ata diskutuan gjendjen e të drejtave të njeriut në Kosovë, në fushën respektive që punon secila OJQ.