česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Suksesi i artistes çeke në koncertin e Prishtinës

Më 29 shtator 2016, artistja e njohur çeke, oboistja Michaela Hrabánková, luajti në koncertin përkushtuar Shën Terezës, në kishën katolike “Shën Ndou" në Prishtinë. Koncerti ishte pika kulmore e edicionit të tetë të Festivalit Ndërkombëtar “Tingujt e Flautës”, që organizohet prej vitit 2002 nga Shoqata për Art “Fryma e Re”. Ambasada e Çekisë, në Prishtinë, ishte partnere e Festivalit të sivjetmë  që u mbajtë prej 27 deri më 30 shtator 2016.
 

Artistja e njohur çeke, Michaela Hrabánková, po ashtu mbajti punëtori artistike, ku studentët e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës morën mësimet në mjeshtrinë e luajtjes në oboa. Festivali Ndërkombëtar kulmoi me një koncert në të cilin artistja çeke, e shoqëruar nga orkestara e dhomës “Orpheus” nga Bullgaria dhe nën dirigjimin e Raitcho Hristov, interpretoi pjesë të krijimtarisë së artistit freng Tariq Benouark "Silencio" dhe të kompozitorit rus, shuvashit Anissim Alamas “Këngët e parardhësve – poemë”. Shfaqja e Michaela Hrabánková u prit me një përgjigje të ngrohtë të publikut të Kosovës, që e shpërbleu artisten çeke me duartrokitje të gjata.

Në koncert morën pjesë edhe solistet tjera si soprano Jeta Çitaku dhe flautistja Erëmira Çitaku, nga Kosova, e flautistja Lydia Oshavkova, nga Bullgaria.

Galleries


Czech artist gained success in the concert in Pristina