česky  shqip  english 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Takim me anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane

Më 13 dhjetor, me ftesë të kryetares së Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, udhëheqësi i Ambasadës Çeke në Kosovë, Pavel Bílek, ka takuar anëtarët e këtij komisioni.

Takimi u zhvillua në kuadër të Presidencës së përfunduar të Republikës Çeke të Këshillit të BE-së. Në fjalën e tij, kreu i ambasadës informoi anëtarët e Komisionit për rezultatet kryesore të Presidencës Çeke, e cila u fokusua kryesisht në zbutjen e efekteve të agresionit rus dhe mbështetjen e Ukrainës. Pavel Bílek, theksoi mbështetjen e dhënë nga Presidenca çeke për procesin e zgjerimit dhe për anëtarësimin e ardhshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Gjatë Presidencës Çeke u arrit një marrëveshje mes vendeve anëtare për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Kosova në ditët në vijim do t'ia dorëzojë Presidencës Çeke kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Deputetët e Kosovës falënderuan Presidencën Çeke për mbështetjen në çështjen e liberalizimit të vizave dhe shprehën shpresa të mëdha në lidhje me aplikimet për anëtarësim në BE dhe në Këshillin e Evropës.

​ Takim me anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane

​ Takim me anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane