česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Ambasada e Çekisë
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Takim me komandantët e Njësisë Çeke në KFOR

(This article expired 30.11.2023.)

Më 3 gusht 2022, udhëheqësi i Ambasadës së Republikës Çeke në Kosovë, Pavel Bílek, u takua me komandantin në largim, nënkolonelin Jiří Hobza, dhe komandantin e ri të Njësisë, nënkolonelin Jiří Jindra, me rastin e ndërrimit të rregullt të anëtarëve të Njësisë Çeke, që vepron në operacionin shumë-kombësh paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR). 

Udhëheqësi i Ambasadës Çeke falënderoi nënkolonelin Jiří Hobza dhe të gjithë pjesëtarët e Njësisë Çeke për përfaqësimin e shquar të Republikës Çeke, në kryerjen e detyrave në kuadër të KFOR-it, dhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Ambasadën e Republikës Çeke. Udhëheqësi i Ambasadës i uroi komandantit të ri, nënkolonel Jiří Jindra, dhe pjesëtarëve të Njësisë Çeke shumë suksese në përmbushjen e detyrave të vështira brenda KFOR-it. Ushtarët çekë po shërbejnë në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë, si Task Forcë e Forcave të Armatosura Çeke të KFOR-it.

Takim me komandantët e Njësisë Çeke në KFOR

Takim me komandantët e Njësisë Çeke në KFOR