česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: MFA KS
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Takim në largësi me Ministren e Jashtme të Kosovës

Më 13 korrik 2020, udhëheqësi i Ambasadës së Republikës së Çekisë në Prishtinë, Pavel Bílek, pati një takim në largësi me ministren e re të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj. 

Gjatë video-takimit, udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë, theksoi se qeveria e Çekisë e ka mbështetur procesin e zgjerimit të BE-së si dhe anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën. Në të njëjtën kohë, ai u sigurua se qeveria e re e Kosovës do të shpejtojë reformat e nevojshme ekonomike dhe rendim e ligjin.
 Udhëheqësi i Ambasadës theksoi se Republika e Çekisë ka mirëpritur rifillimin e dialogut në mes të Kosovës dhe të Serbisë, të lehtësuar nga BE-ja. Ai, shpresoi se të dyja vendet do ta përfundojnë ate me arritjen e marrëveshjes së detyrueshme ligjore që mundëson normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve të tyre.