česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: MZV ČR
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Takimi i ministrave të punëve të jashtme të Republikës së Çekisë dhe të Kosovës në Bukuresht

Më 1 shkurt 2019, në Bukuresht – kryeqytetin rumun, në prag të takimit jo formal dy ditor të ministrave të punëve të jashtme të BE-së, u takuan ministrat e punëve të jashtme të Republikës së Çekisë dhe të Kosovës.
 

Ministri i punëve të jashtme të Republikës së Çekisë, z. Tomáš Petříček, theksoi marrëdhëniet shumë të mira dy-paleshe dhe përkrahjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, në Bashkimin Evropian. Ministri i punëve të jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, përshkroi marrëdhëniet në mes të Republikës së Çekisë dhe të Kosovës si të shkëlqyeshme, dhe falënderoi për përkrahje në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.