česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: B.Ahmeti - PSD
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Takimi i Udhëheqësit të Ambasadës me kryetarin e Partisë Social Demokrate dhe kryetar i Prishtinës

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Prishtinë, Pavel Bilek, në harmoni me marrëveshjen e mëhershme, të enjten më 1 gusht, u takua me kryetarin e Partisë Social Demokrate të Kosovës dhe kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Diskutimi u përqendrua në bashkëpunimin e Republikës së Çekisë dhe kryeqytetit Prishtina si dhe gjendjen e tashme politike në Kosovë.
 

Kryetari i Prishtinës çmoi lart bashkëpunimin afat-gjat mes Republikës së Çekisë dhe Ambasadës së Çekisë, në Prishtinë. “IVECO”, autobusët e prodhuar në Republikën e Çekisë ndihmuan në përmirësimin cilësor në transportin publik, të cilët edhe u bënë shumë të popullarizuar tek qytetarët e Prishtinës. Rëndësi të veçantë për Prishtinën ka projekti i fabrikës për përpunimin biologjik të ujit për liqenin e Badovcit, që është një rezervuar i ujit të pijes për Kryeqytetin (ky projekt me rreth 700,000 euro u ndërtua nga 2015-2018 dhe u financua nga Bashkëpunimi Zhvillimor Çek).