česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Czech Embassy Pristina
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Takimi i Udhëheqësit të Ambasadës në Prishtinë me komandantët e njësisë çeke në KFOR

Me rastin e ndërrimit të rregullt të ushtarëve çek që veprojnë në operacionin shumëkombësh paqeruajtës të NATO-së (KFOR), udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bílek, më 27 janar 2020, u takua me komandanten në shkuarje, Štefánia Kolman, dhe me pasardhësin e saj, Petr Ulrich.

Udhëheqësi i Ambasadës falënderoi komandanten Štefánia Kolman, dhe anëtarët e njësisë çeke, për përfaqësimin e jashtëzakonshëm të Republikës së Çekisë, duke ushtruar detyrat e tyre brenda KFOR-it dhe u dëshiroi ushtarëve shumë sukses në karrierën e tyre.

Ai, vlerësoi lart punën e kontingjentit çek në Mision, dhe vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Ambasadën e Republikës së Çekisë në Kosovë. Në të njëjtën kohë komandantit të ardhshëm i dëshiroi shumë suksese në detyrat e kërkuara brenda KFOR-it.

Tash, janë tetë ushtarë çek që shërbejnë në selinë e KFOR-it, në Prishtinë, si task forcë e KFOR-it nga Forcat e Armatosura të Çekisë.