česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: ZU Pristina
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Takimi i udhëheqësit të Ambasadës së Çekisë me ministren e integrimit evropian

Më 11 dhjetor 2018, udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Prishtinë, z. Pavel Bílek, u takua me ministren e integrimit evropian, znj. Dhurata Hoxha. Ministrja Dhurata Hoxha, e cila së voni ka vizituar Republikën e Çekisë dhe qe takuar me ministrin e punëve të jashtme, Tomáš Petříček, falënderoi Republikën e Çekisë për përkrahjen e vazhdueshme. Qeveria e Republikës së Kosovës çmon qasjen e baraspeshuar të Republikës së Çekisë me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
 

Z. Pavel Bilek vërtetoi se marrëdhëniet në mes të Republikës së Çekisë dhe të Republikës së Kosovës janë shumë të mira e miqësore dhe theksoi se Republika e Çekisë mbështetë fort integrimin në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën. U bisedua edhe për negociatat e përqendruara në liberalizimin e vizave, përshtatja e pakos së reformave në sundimin sipas ligjit në kuadër të të quajturës Agjenda e Reformës Evropiane dhe masat e përshtatura doganore, të bëra së voni nga qeveria e Kosovës.   

ZU_Hoxha

ZU_Hoxha

ZU_Hoxha

ZU_Hoxha