česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: ZU Pristina
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Takimi i Udhëheqësit të Ambasadës së Çekisë dhe Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës

Më 5 shkurt 2019, udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë z. Pavel Bílek, u prit nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli. Kryetari i Kuvendit marrëdhëniet diplomatike dhe politike në mes të Republikës së Çekisë dhe të Kosovës i përshkroi si miqësore dhe shprehu shpresën e tij në thellimin e marrëdhënieve dy-paleshe, në veçanti në fushën e marrëdhënieve ekonomike.  
 

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë, z. Pavel Bílek, theksoi mbështetjen për integrim në Bashkimin Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, dhe shprehu interesimin e Republikës së Çekisë në zhvillimet e mëtejme dy-paleshe, përfshirë bashkëpunimin ekonomik. Z. Pavel Bílek, po ashtu, theksoi se Bashkimi Evropian dhe Republika e Çekisë kujdes të veçantë i kushtojnë dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Attachments

Meeting 2 923 KB JPG (Picture / Photo) 2019-02-14

Meeting 3 655 KB JPG (Picture / Photo) 2019-02-14

Meeting 4 762 KB JPG (Picture / Photo) 2019-02-14

Meeting 5 678 KB JPG (Picture / Photo) 2019-02-14