česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: ZU
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Takimi i Udhëheqësit të Ambasadës së Çekisë në Prishtinë me përfaqësuesit e Transparency International – Republika e Çekisë

Më 26 prill 2019, u mbajt një takim i udhëheqësit të Ambasadës së Çekisë në Prishtinë, z. Pavel Bílek, me përfaqësuesit e Transparency International – Republika e Çekisë (TI ČR), ku të dy palët mundën të këshillohen për veprimtarinë e TI ČR,  në Kosovë. Më tej, TI ČR informoi z. Bílek për qëllimet e bashkëpunimit të tyre të mëtejmë me KDI Kosova/Transparency International Kosova.
 

Transparency International – Republika e Çekisë ka bashkëpunuar me KDI Kosova për një kohë të gjatë, për ta bërë skenën politike në Republikën e Kosovës më transparente dhe do të vazhdojë me këtë punë edhe sivjet, falë ndihmës së MPJ të Republikës së Çekisë-Promovimit në Tranzicion.

Attachments

Meeting 2 399 KB JPG (Picture / Photo) 2019-05-03