česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Embassy of the Czech Republic
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Takimi i Udhëheqësit të Ambasadës së Çekisë në Forumin Kosovar të Aftësisë së Kufizuar

(This article expired 17.12.2021.)

Më 11 dhjetor 2019, udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Prishtinë, Pavel Bílek, vizitoi Forumin Kosovar të Aftësisë së Kufizuar.

Forumi është koalicion i tetë OJQ-ve: Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Shoqatës së të Shurdhërve të Kosovës, Shoqatës Down Syndrome, Shoqatës së Autizmit, Shoqatës Hendikep, Handikos dhe Klubi “Dëshira”.

Në fjalimin e mirë se ardhjes, kryetari i Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, Bujar Kadriu, falënderoi Republikën e Çekisë dhe institucionet e sajë që janë faktorë qenësor në mirëqenien e njerëzve me aftësi të kufizuara.  Projektet çeke, siç u theksua nga drejtori ekzekutiv i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Mexhit Foniqi, dhe nga drejtori ekzekutiv i Shoqatës së të Shurdhërve të Kosovës, Enver Kurtalani, ka bërë një ndryshim të madh në cilësinë e jetës së këtyre dy bashkësive.

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Prishtinë, Pavel Bílek, shprehu kënaqësinë e tij për përjetimin e zbatimit të shkëlqyeshëm të projekteve të financuara nga fondet çeke, të cilat ndikuan në arsim, art, kulturë e biznes. Teknologjia dhe dija profesionale çeke mundësoi krijimin e një baze shumë të mirë me ekspertët vendës që t’ u ndihmojnë bashkësive të tyre. Në vitet e fundit, Republika e Çekisë po ashtu ka ndihmuar në zhvillimin e legjislacionit të Kosovës të ndërlidhur me njerëzit me aftësi të kufizuara. 

Anëtarët e Bordit të Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, të pranishëm në këtë takim, e informuan Udhëheqësin e Ambasadës së Çekisë për gjendjen në respektimin e të drejtave të njeriut në Kosovë. Anëtarët e Bordit kërkuan nga z. Pavel Bílek dhe kolegët e tij nga vendet anëtare të BE-së të përkrahin Propozim-ligjin për Njerëzit më Aftësi të Kufizuar, që do të miratohet në Parlamentin e sapo zgjedhur.