česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Embassy of the Czech Republic
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Takimi i Udhëheqësit të Ambasadës së Çekisë me përfaqësuesin rajonal të "People in Need"

(This article expired 27.01.2022.)

Më 21 janar 2020 z. Pavel Bílek, udhëheqës i Ambasadës së Çekisë, në Prishtinë, u takua me përfaqësuesen e “People in Need” për Ballkanin Perëndimor, Judith Kiers dhe me koordinatorin për transformim të vendeve Vladislav Vik.

Më 21 janar 2020 z. Pavel Bílek, udhëheqës i Ambasadës së Çekisë, në Prishtinë, u takua me përfaqësuesen e “People in Need” për Ballkanin Perëndimor, Judith Kiers dhe me koordinatorin për transformim të vendeve Vladislav Vik. Temë kryesore e takimit ishte bashkëpunimi zhvillimor dhe ai transformues. OJQ-ja e njohur çeke, “People in Need”, ka marrë 200,000 euro, projekte të financuara nga BE-ja, përmes të cilave tri vite do të ndihmohen fëmijët me të meta mendore. Projekti do të zbatohet në gjashtë komuna të Kosovës.  Ambasada e Republikës së Çekisë, në Prishtinë, për një kohë të gjatë e ka profilizuar vetën në ndihmë fushave të bashkësive dhe fëmijëve të pa favorizuar. Në këtë çështje, udhëheqësi i Ambasadës së Republikës së Çekisë, Pavel Bílek, dhe përfaqësuesja e “People in Need” për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Judith Kiers, u pajtuan për bashkëpunimin e mëtejmë të Ambasadës dhe “People in Need”.