česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Ambasada e Çekisë
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Takimi i Vitit të Ri me ushtarët çek në KFOR

 Më 11 janar 2023, udhëheqësi i Ambasadës Çeke në Kosovë, Pavel Bílek, së bashku me zëvendësin e tij, Juraj Melioris, u takuan në bazën ushtarake “Film City” me ushtarët çek që shërbenin në misionin paqeruajtës të KFOR-it. 

Pavel Bílek falënderoi kontingjentin çek për përfaqësimin e jashtëzakonshëm të Republikës Çeke në Kosovë. Ai, theksoi se Republika Çeke është një aleate e përgjegjshme në NATO, e cila merr pjesë në përmbushjen e detyrave të misionit paqeruajtës të KFOR-it. Komandanti i kontingjentit çek, nënkolonel Jiří Jindra, e njoftoi udhëheqësin e Ambasadës për shërbimin e ushtarëve çekë dhe e falënderoi për bashkëpunimin me Ambasadën Çeke. Gjatë një takimi, i cili u zhvillua në një atmosferë shumë miqësore, ushtarët çekë ndanë përvojën e tyre nga koha e shërbimit në Kosovë.