česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Czech Embassy Pristina
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Takimi me Drejtorin e “Gjirafa”-s

(This article expired 27.10.2022.)

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Prishtinë, Pavel Bílek, më 27 tetor u takua me themeluesin dhe drejtorin e kompanisë “Gjirafa”, Mërgim Cahani.

Ata, së bashku biseduan suksesin e kompanisë, e cila përfshinë edhe investimet nga Republika e Çekisë. “Gjirafa”, është media dominuese informative dhe portal e-commerce në Ballkanin Perëndimor. Investitori çek gjigant, “Rockaway Capital”, viteve të fundit ka investuar në “Gjirafa” rreth 9 milion dollar amerikan. “Gjirafa” u themelua në një startup më 2014 në kuadër të lehtësuesit në Pragë, “StartupYard”. “Gjirafa” tashmë është platforma online me rritën më të shpejt në rajon, me përqendrim në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Portali “Gjirafa” regjistron gati 3 milion vizitor në ditë. Rritja vjetore në vitet e fundit ka mbërri 300 %.