česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Czech Embassy Pristina
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Takimi për Vit të Ri, i Udhëheqësit të Ambasadës së Çekisë me ushtarët çek, në misionin e KFOR-it

Më 20 janar 2020, z. Pavel Bílek, udhëheqës i Ambasadës së Republikës së Çekisë, në Prishtinë, u takua me ushtarët çek që po shërbejnë në misionin e KFOR-it.

Më 20 janar 2020, z. Pavel Bílek, udhëheqës i Ambasadës së Republikës së Çekisë, në Prishtinë, u takua me ushtarët çek që po shërbejnë në misionin e KFOR-it. Pavel Bílek shprehu falënderimin e tij për ushtarët e kontingjentit çek lidhur me përfaqësimin shembull të Republikës së Çekisë, të ushtruar në kushte të vështira të Kosovës. Ai theksoi rëndësinë e pranisë çeke në KFOR, në kontekstin e përpjekjeve për paqe dhe stabilitet në rajon. Pavel Bílek dëgjoi me interesim ushtarët çek të cilët ndanë me te përvojat vetanake nga misioni i tyre. Komandanti i kontingjentit çek të KFOR-it, Znj. Štefánia Kolman theksoi kënaqësinë personale për bashkëpunimin me Ambasadën e Çekisë, në Prishtinë.