česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Transparency International e Republikës së Çekisë dhe KDI/TI Kosova po bashkëpunojnë në monitorimin zgjedhor në Kosovë

Në javën e fundit të majit 2017, një grup i ekspertëve nga të dy organizatat punonin në Prishtinë, me qëllim të vlerësimit të një testi të procedurave monitoruese, për t’i bërë fushatat politike në Kosovë më shumë transparente. Kjo po ngjet një javë para zgjedhjeve të papritura e të parakohshme (më 11 qershor 2017). Reagimi i shpejt i këtyre organizatave solli rezultatet e para pozitive: partitë politike tashmë po publikojnë informata për buxhetin e tyre, që është hera e parë në historinë e demokracisë në Kosovë. 
 

Ekipi ndërkombëtar, si përgjigje në njoftimin për zgjedhje të hershme, përgatiti një procedurë dhe një tërësi të kërkesave për hapjen e fondeve për fushatën para-zgjedhore, dhe këto ua dërgoi 39 partive politike dhe lëvizjeve në Kosovë duke kërkuar nga ato që t’i bëjnë transparente burimet, buxhetet dhe shpenzimet e fushatës parazgjedhore.  Veprimtaritë dolën të jenë të efektshme. Pati një reagim të caktuar nga partitë politike, duke lejuar shoqërinë civile në Kosovë që të ketë shikimin e parë tek shpenzimet e partive politike gjatë fushatës. Kjo ngjau në konferencën e përbashkët, të KDI dhe TI-CR, për medie që u mbajt në Prishtinë, më 2 qershor 2017 në selinë e TI Kosova, ku drejtori i KDI, Ismet Kryeziu, dhe TI-CR, David Ondráčka, bashkërisht bënë prezantimet e tyre. Rezultatet dhe procedurat do të përdoren në vjeshtë gjatë fushatës para zgjedhjeve komunale, ku ekipi i përbashkët do të fillojë sërish  monitorimin e pavarur.

Konferenca u zhvillua nga grupet e përbashkëta punuese, në të cilën përfaqësuesit çek të TI i u dorëzuan kolegëve të tyre kosovar përvojën e më shumë se pesë viteve të presionit të vazhdueshëm për ta bërë fushatën më transparente dhe, mbi të gjitha, dijeninë për përdorimin e metodave të punës që garantojnë një mbikëqyrje publike të shpenzimeve të partive politike.

Ky bashkëpunim u mbështet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, me Programin për Bashkëpunimin Transformues.

 Https://www.transparency.cz/melko/

Galleries


Transparency on Elections