česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Transparency International CZ
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Transparency International nga Republika e Çekisë punon në transparencën e fondeve të skenës politike në Kosovë

Hapi i ardhshëm në bashkëpunimin afat gjatë në mes të Transparency International Republika e Çekisë dhe KDI/TI Kosova do të jetë zgjidhja e suksesshme e projektit të përbashkët të mbështetur nga Programi Promovimi i Tranzicionit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë. Më 13 mars 2018, në metropolin e Kosovës në Prishtinë, u mbajt një seminar për përfaqësuesit e sektorit të OJQ-ve si dhe një tryezë e rrumbullakët për ekspert. Të gjitha veprimtaritë synojnë definimin e standardeve të aplikuara për financimin transparent të fushatave para-zgjedhore në Kosovë. 
 

Të martën, më 13 mars 2018, një grup punues ndërkombëtar i përberë nga specialistët e financimit të partive politike nga Kosova dhe Çekia, sërish u takuan në Prishtinë. Duke vazhduar suksesin e projektit pilot në monitorimin e fushatave para zgjedhore për zgjedhjet e parakohshëm dhe ato komunale më 2017, ku për herë të parë në historinë e vendit u publikuan informatat për buxhetin zgjedhor të partive kryesore, ekipi i ekspertëve përbëhej prej  Florent Spahiji, Albert Krasniqi, Arben Kelmendi dhe Ondrej Cakl u fokusuan në hartimin e standardeve të aplikueshme. Këto janë një tërësi e rregullave të thjeshta dhe mjete praktike të legjitimuara nga interesi i shoqërisë civile të Kosovës si dhe për përvoja praktike të dy organizatave. Tërësia e standardeve për partitë politike do t’u lehtësojë atyre financimin transparent të veprimtarive të fushatave të tyre para zgjedhore, si dhe të përmbushin standardet ligjore.

Kjo përputhet me programin e tryezës së rrumbullakët të KDI/TI Kosova dhe të seminarit vazhdues për përfaqësuesit e OJQ-ve në ndërtesën “Orion”, në Prishtinë. Standardet nuk do të jenë një ndërmarrje e disa specialistëve, por më shumë një rezultat i dialogut të shpërndarë gjithë andej me përfaqësuesit e organizatave jo qeveritare (Demokracia në Aksion, D4D, Mundësia) dhe natyrisht, vet partitë politike dhe KQZ. Në këtë kuptim, marsi 2018, vërtetë u bë hapi i parë. Grupi planifikon që të ketë takimin tjetër punues, kësaj radhe në prill 2018, në Pragë. Në vjeshtën e 2018-tës një forum me përfaqësuesit e partive politike do të mbahet në Prishtinë.  

E dhëna se përvoja dhe dija e ekspertëve çek, në sferën e organizatave jo qeveritare, ku para së gjithash do të jenë dobiprurëse për shoqërinë civile dhe përfaqësuesit politik të Kosovës, është i kënaqshëm dhe kontribuon në imazhin pozitivë të Republikës së Çekisë. Kjo ngjarje është mbështetur nga Promovimi Tranzicional i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë në kuadër të projektit të quajtur “Përcakto standardet për fushatat parazgjedhore në Kosovës 2018”.


Më shumë në: https://www.transparency.cz/sestra
 

 

Galleries


TI Czech Republic on transparency of the political scene in Kosovo