česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: ZU Pristina
Article notification Print Decrease font size Increase font size

“Trilemma”, film çek, i regjisorit nga Kosova u shfaq në Festivalin Pri Fest në Prishtinë

Më 17 korrik 2019, filmi i shkurtër “Trilemma”, i regjisorit nga Kosova një student në Republikën e Çekisë , Dritëro Mehmetaj, e prodhim i FAMU International të Pragës, u shfaq në kinemanë “Armata”, në Prishtinë.
 

Përmbajtja e filmit 16 minutësh, siç thuhet në Katalogun e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, për “Trilemma”-në është rrëfim ku: “Në një darkë sugjestive me një çift të ri, e një mik, nën ndikimin e alkoolit ajo përfundon ndryshe nga pritjet”.
Filmi u shfaq në kuadër të Programit Garues të Filmave Studentor. Në film luajnë aktorët: May-Linda Kosumovic, Daniel Viana dhe Mafalda Lopez. Ndërsa, filmi është prodhuar në Republikën e Çekisë, më 2018.