česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Tryezë e rrumbullakët për Procesin e Berlinit

Më 10 maj 21017 Oda Ekonomike e Kosovës mbajti një tryezë të rrumbullakët për Procesin e Berlinit. Synimi kryesor i bisedimeve ishte identifikimi i çështjeve më të rëndësishme para takimit të ardhshëm të përfaqësuesve të lartë të shteteve të Procesit të Berlinit, që mbahet në Trieste të Italisë. Moment pozitiv ishte pjesëmarrja dhe paraqitja e përfaqësuesit të Odës Ekonomike dhe të Industrisë së Serbisë.
 

Takimi u përcoll nga Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhaliu, i cili në fjalimin e tij apeloi për heqjen e pengesave biznesore dhe ekonomike, e për përkrahjen e dialogut me partnerët dhe për përmirësim përkrahjes institucionale të mjedisit të biznesit. Në këndvështrimin e tij, vendet e Ballkanit Perëndimor (BP) janë shumë të koncentruara në të kaluarën në vend të përqendrimit në përpjekjet udhëheqëse për një të ardhme më të mirë për vendet e tyre dhe të gjithë rajonit. Sipas tij, përmirësimi i lidhjes së gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP6), zbatimi i plotë i rendit dhe ligjit, përfitimin më të madh të investimeve të huaja dhe integrimi i dimensionit shoqëror në programet qeveritare do të kontribuonte më mirë në stabilitetin e rajonit.  

Ambasadori italian, Piero Cristoforo Sardi tha se Forumi i Biznesit dhe disa punëtori tjera përcjellëse, po ashtu, do të jenë pjesë e Samitit të Procesit të Berlinit në Trieste. Gjithashtu, një bashkëpunim më i thellë i vendeve të BP6 do të shpejtonte procesin e pranimit dhe të integrimit të rajonit në BE.

Zëvendës udhëheqësi i Zyrës së BE-së, Thomas Gnocchi, theksoi faktin se bashkëpunimi dhe marrëdhëniet e ndërsjella të mira në mes të vendeve të BP gjithherë kanë qenë dhe do të ngelen bërthamë e Procesit të Berlinit si dhe agjenda kryesore e BE-së për vendet e BP. Rajoni përfiton nga ndihma financiare e BE-së  dhe në kuadër të Procesit të Berlinit, Kosova kishte mundësi të përgatisë disa dokumente strategjike, në veçanti ato për investimet në energji dhe në rrjetin e transportit. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë veprimtaritë që synojnë përmirësimin e integrimit ekonomik dhe zhvillimin e mjedisit afarist të vendeve të BP, pasi që bizneset dhe tregtia gjithherë kanë luajtur rrol pozitiv në lidhjen e rajonit.

Paraqitje të shkurtra u bënë edhe nga përfaqësuesit e Bashkimit të Odës Ekonomike dhe të Tregtisë së Shqipërisë, si dhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike dhe të Industrisë së Serbisë. Në fund të takimit, përfaqësuesit e Odës Ekonomike dhe të Industrisë së Serbisë i ftuan anëtarët e Odës Ekonomike të Kosovës për takim në Beograd.

Galleries


Berlin Process Roundtable