česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: EPIK Institute
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Udhëheqësi i Ambasadës Çeke diskutoi raportin e vlerësimit të KE-së për sivjet

(This article expired 31.07.2023.)

Më 18 tetor, udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bílek, mori pjesë në konferencën e organizuar në Kuvendin e Kosovës, nga GIZ-i gjerman dhe organizata joqeveritare EPIK në bashkëpunim me Komisionin për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës, me titull “Kosova dhe agjenda e saj në BE në vitin 2022”.

Zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi, kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi, ambasadori e Gjermanisë, Jorn Rohde, dhe përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Johannes Madsen, folën në konferencën kushtuar raportit të rregullt për Kosovën, të Komisionit Evropian për sivjet. Në fjalën e tij, udhëheqësi i Ambasadës Çeke përkujtoi se vendet anëtare të BE-së tashmë kanë filluar diskutimin në gupet e punës të Këshillit për raportet e rregullta të KE-së për vendet individuale të zgjerimit, dhe se Këshilli i BE-së do të miratojë konkluzionet për to në dhjetor.

Udhëheqësi i Ambasadës Çeke diskutoi raportin e vlerësimit të KE-së për sivjet

Udhëheqësi i Ambasadës Çeke diskutoi raportin e vlerësimit të KE-së për sivjet