česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Kuvendi i Kosovës
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Udhëheqësi i Ambasadës Çeke diskutoi për presidencën çeke me anëtarët e Komisionit për Integrim Evropian

(This article expired 30.11.2023.)

Më 19 korrik, i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Republikës Çeke në Kosovë, Pavel Bílek, mbajti një fjalim në Komisionin për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës.

Ai, para anëtarëve të komisionit prezantoi përparësitë kryesore të Presidencës së Republikës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe theksoi se BE-ja do të përqendrohet në mbështetjen e Ukrainës dhe kufizimin e pasojave të agresionit rus në BE. Rajoni i Ballkanit Perëndimor është një nga prioritetet rajonale të Presidencës Çeke, i cili do të fokusohet në mbështetjen e procesit të zgjerimit të BE-së dhe zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe vendeve të rajonit në shumë fusha sektoriale. Liberalizimi i vizave për Kosovën është lart në agjendën e presidencës çeke. Gjatë takimit, Pavel Bílek diskutoi me deputetët për çështjen e liberalizimit të vizave, dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mbështetjen e BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe efektet e agresionit rus në rajon.