česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Ambasada e Çekisë
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Udhëheqësi i Ambasadës Çeke takoi komandantët e njësisë çeke në KFOR

Me rastin e ndërrimit të rregullt të pjesëtarëve të njësisë çeke në operacionin shumëkombësh paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR), udhëheqësi i Ambasadës Çeke në Kosovë, Pavel Bílek, më 30 janar u takua me komandantin në largim, nënkolonelin Jiří Jindra, dhe me komandantin e ri të njësisë, majori Jan Krisťan.

Udhëheqësi i Ambasadës Çeke falënderoi nënkolonelin Jiří Jindra për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Ambasadën Çeke. Ai falënderoi të gjithë pjesëtarët e njësisë çeke për përfaqësimin e jashtëzakonshëm të Republikës Çeke, në kryerjen e detyrave, në kuadër të operacionit të KFOR-it. Udhëheqësi i Ambasadës i uroi komandantit të ardhshëm, Major Jan Krisťan, dhe të gjithë pjesëtarëve të njësisë shumë sukses në përmbushjen e detyrave të vështira brenda KFOR-it.

Ushtarët çekë shërbejnë në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë si Task Forcë e Forcave të Armatosura Çeke të KFOR-it.

Udhëheqësi i Ambasadës Çeke takoi komandantët e njësisë çeke në KFOR

Udhëheqësi i Ambasadës Çeke takoi komandantët e njësisë çeke në KFOR