česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Ambasada e Çekisë
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Udhëheqësi i Ambasadës Çeke u takua me drejtorin e Teatrove të Qytetit të Pragës

(This article expired 30.11.2023.)

Më 27 tetor 2022, udhëheqësi i Ambasadës në Prishtinë, Pavel Bílek, u takua me Daniel Přibyl, drejtorin e Teatrove të Qytetit të Pragës.

Drejtori Přibyl informoi për synimet e bashkëpunimit me vendet e rajonit, përfshirë Kosovën. Pavel Bílek i dha drejtorit të Teatrove të Qytetit të Pragës informacione për aktivitetet aktuale të Ambasadës në fushën kulturore. Në të njëjtën kohë, ai shprehu besimin se bashkëpunimi i planifikuar kulturor ndërmjet Teatrove të Qytetit të Pragës dhe partnerëve kosovarë do të kontribuojë në zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të ndërsjella ndërmjet Republikës Çeke dhe Kosovës.