česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Office of the Prime Minister
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë Bílek u prit nga Kryeministri Hoti

(This article expired 30.06.2022.)


Më 15 qershor 2020 kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, priti udhëheqësin e Ambasadës së Çekisë në Prishtinë, Pavel Bílek.

Pavel Bílek e uroi kryeministrin Hoti për zgjedhjen e tij. Njëherazi, ai shprehu besimin se qeveria e re e Kosovës do të përqendrohet në reformat ekonomike, përforcimin e rendit dhe ligjit si dhe fillimin e dialogut  me Serbinë. Udhëheqësi i Ambasadës siguroi Kryeministrin për ndihmën e qeverisë së Çekisë për Ballkanin Perëndimor, përfshirë Kosovën, në rrugën e tyre për në BE. Kryeministri i Kosovës njoftoi për përparësitë kryesore të qeverisë së tij, përfshirë fillimin e dialogut me Serbinë. Gjatë takimit, Udhëheqësi i Ambasadës së Republikës së Çekisë theksoi interesimin e Republikës së Çekisë në përforcimin e përbashkët ekonomik dhe bashkëpunimin tregtar.