česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: ZU Pristina
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Prishtinë vizitoi Prizrenin

Më 7 qershor 2019 z. Pavel Bílek, udhëheqës i Ambasadës së Republikës së Çekisë në Prishtinë vizitoi Prizrenin, qytetin e dytë më të madh në Kosovë. Ai u takua me nënkryetarin e komunës së Prizrenit Eshref Memaj, me kryesuesin e Kuvendit Komunal, Artan Abrashi dhe me nënkryetaren për pakica Memnuna Ajdini.
 

Udhëheqësi i Ambasadës së Republikës së Çekisë në Prishtinë, Pavel Bílek, theksoi se Republika e Çekisë e ka përkrahë Kosovën që nga fillimi i saj më 2008. Ai shtoi se vizita e tij në rajonin e Prizrenit ka natyrë pune dhe vazhdon angazhimin afat-gjatë të Republikës së Çekisë në rajonin e Prizrenit, veçanërisht në projektet zhvillimore dhe tranzicionale, duke pasur për cak bashkësitë e pakicave. Z. Pavel Bílek, siguroi udhëheqësit e Prizrenit se synimi i Republikës së Çekisë është vazhdimi i projekteve në të ardhmen. Po ashtu, u diskutua edhe angazhimi kulturor çek që do të vazhdojë në Akademinë Verore Evropiane të Muzikës (ESMA) dhe festivali i filmave dokumentar Dokufest. Po ashtu, sivjet, artistët çek do të përfaqësohen në ngjarje të rëndësishme kulturore.

Udhëheqësi i Ambasadës së Republikës së Çekisë në Prishtinë, Pavel Bílek, hapi ekspozitën për përvjetorët e anëtarësimit të Çekisë në NATO dhe BE. Pavel Bilek, theksoi se anëtarësimi i Republikës së Çekisë në NATO dhe BE ishte një gur themeltar strategjik, në historinë bashkëkohore, që sjell stabilitet, paqe dhe përparim. Hapja e ekspozitës u përcoll në shoqërim të muzikës klasike çeke të luajtur nga trio udhëhequr me kitarë, nga shkolla vendëse e muzikës. Hapja solemne e ekspozitës u pasurua me ngjarjen shoqëruese të prezantimit të veturave Skoda. Prezantimi kulturor i Ambasadës në Prishtinë pat një jehonë të konsiderueshme tek mediet. Udhëheqësi i Ambasadës së Republikës së Çekisë në Prishtinë, Pavel Bílek, dha një intervistë për televizionin vendës TV Prizreni.   

Ambasada e Çekisë në Kosovë kohë të gjatë është përcaktuar në projektet e të drejtave të njeriut duke pasë cak pakicat dhe bashkësitë e pa favorizuara. Udhëheqësi i Ambasadës së Republikës së Çekisë në Prishtinë, Pavel Bílek, u takua me përfaqësuesit e organizatave jo-fitim prurëse, të cilat në të shkuarën zbatuan projektet e mbështetura në bashkëpunimin çek për zhvillim dhe tranzicion. Pavel Bílek foli edhe me përfaqësuesit e Shoqatës Down Syndrome, Admir Shala, me të Shoqatës së të Verbërve, Mexhit Foniqi, si dhe me përfaqësuesin e Shoqatës së të Shurdhërve, Enver Kurtalani, të cilët çmuan lart rëndësinë e projekteve çeke në Kosovë.

Attachments

Prizren - radnice 273 KB JPG (Picture / Photo) 2019-06-12

Prizren - radnice 177 KB JPG (Picture / Photo) 2019-06-12

Prizren - radnice 287 KB JPG (Picture / Photo) 2019-06-12

Prizren - radnice 195 KB JPG (Picture / Photo) 2019-06-12

Prizren - recepce 287 KB JPG (Picture / Photo) 2019-06-12

Prizren - recepce 282 KB JPG (Picture / Photo) 2019-06-12

Prizren - recepce 319 KB JPG (Picture / Photo) 2019-06-12

Prizren - recepce 323 KB JPG (Picture / Photo) 2019-06-12

Prizren - recepce 293 KB JPG (Picture / Photo) 2019-06-12

Prizren - recepce 270 KB JPG (Picture / Photo) 2019-06-12

Prizren - recepce 311 KB JPG (Picture / Photo) 2019-06-12

Prizren - recepce 284 KB JPG (Picture / Photo) 2019-06-12

Prizren - recepce 184 KB JPG (Picture / Photo) 2019-06-12

Prizren - recepce 192 KB JPG (Picture / Photo) 2019-06-12

Prizren - Škoda auto 217 KB JPG (Picture / Photo) 2019-06-12

Prizren - Škoda auto 198 KB JPG (Picture / Photo) 2019-06-12

Prizren - Škoda auto 212 KB JPG (Picture / Photo) 2019-06-12

Prizren - Škoda auto 312 KB JPG (Picture / Photo) 2019-06-12

Prizren - NGO meeting 172 KB JPG (Picture / Photo) 2019-06-12

Prizren - NGO meeting 186 KB JPG (Picture / Photo) 2019-06-12

Prizren - interview 202 KB JPG (Picture / Photo) 2019-06-12

Prizren - interview 215 KB JPG (Picture / Photo) 2019-06-12