česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Embassy of the Czech Republic
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në konferencën kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Njerëzve me Aftësi të Kufizuar

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Njerëzve me Aftësi të Kufizuar, më 3 dhjetor në Prishtinë, u mbajt një konferencë që iu kushtua gjendjes së njerëzve me aftësi të kufizuara në Kosovë.

Në Konferencë mori pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, përfaqësuesja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Hillen Francke, avokati i popullit Hilmi Jashari dhe përfaqësues të organizatave më të rëndësishme, që përfaqësojnë njerëzit me aftësi të kufizuara, në Kosovë.

Konferencën e përcolli udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Prishtinë, Pavel Bílek. Ndërsa drejtori i Zyrës qeveritare për qeverisje të mirë, të drejta të njeriut, mundësi të barabarta dhe çështje gjinore, Habit Hajredini falënderoi Ambasadën e Çekisë për shumë projekte që i ka përgatitë dhe financuar Republika e Çekisë për organizatat e njerëzve me aftësi të kufizuar. Në veçanti Republika e Çekisë, siç tha ai, ka realizuar projekte për ndihmë të verbërve, të shurdhërve dhe njerëzve me sindromin down. Pjesëmarrësit në konferencë shikuan në mënyrë kritike kujdesin e shtetit ndaj njerëzve me aftësi të kufizuar në Kosovë. Folësit në veçanti theksuan nevojën e përmirësimit të duhur ligjor. Gjatë konferencës, u prezantua plani 2020-2023 i përparësive  për kujdesin ndaj këtyre njerëzve.