česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Ambasada Çeke
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë takoi komandantët e njësisë çeke në KFOR

(This article expired 26.02.2023.)

Me rastin e ndërrimit të rregullt të anëtarëve të njësisë operative që veprojnë në kuadër të operacionit shumëkombësh paqeruajtës në NATO (KFOR), udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë, Pavel Bílek, më 2 shkurt 2021 u takua me komandantin në shkuarje majorin, Pavel Netolický, dhe komandantin e ri të njësisë, nënkolonelin Jakub Hrdina.

 

Pavel Bílek falënderoi majorin Pavel Netolický për bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Ambasadën e Çekisë. Njëherazi, ai falënderoi të gjithë anëtarët e njësisë së Çekisë për përfaqësim të jashtëzakonshëm të Republikës së Çekisë në përmbushjen e detyrave brenda KFOR-it edhe pse vepruan në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme të pandemisë së koronavirusit. Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë i dëshiroi komandantit në ardhje, dhe të gjithë anëtarëve të njësisë së tij, sukses në përmbushjen e detyrave të kërkuara brenda KFOR-it.

Ushtarët çek shërbejnë në shtabin kryesor të KFOR-it, në Prishtinë, si Forcë e Armatosur Çeke, përkatësisht Task Forcë e KFOR-it.