česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Czech Embassy
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë takoi komandantët e njësisë çeke në KFOR

(This article expired 31.08.2023.)

Me rastin e ndërrimit të rregullt të pjesëtarëve të njësisë çeke, që vepron në operacionin paqeruajtës shumëkombësh të NATO-s në Kosovë (KFOR), udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Prishtinë, Pavel Bílek, më 1 shkurt 2022 u takua me komandantin në largim, major Libor Lušovský dhe komandantin e ri të Njësisë, nënkolonel Jiří Hobza.

Pavel Bílek falënderoi majorin Libor Lušovský për bashkëpunimin e shkëlqyer me Ambasadën e Çekisë. Njëkohësisht, ai falënderoi të gjithë pjesëtarët e njësisë çeke për përfaqësimin e jashtëzakonshëm të Republikës së Çekisë në kryerjen e detyrave, në kuadër të KFOR-it edhe në kushtet aktuale të jashtëzakonshme të pandemisë së Koronavirusit. Shefi i Ambasadës çeke i uroi Komandantit të ardhshëm, dhe të gjithë pjesëtarëve të Njësisë së tij, shumë suksese në përmbushjen e detyrave të vështira brenda KFOR-it.

Ushtarët çek shërbejnë në Shtabin e KFOR-it, në Prishtinë, si Task Force e Forcave të Armatosura çeke të KFOR-it.