česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Ambasada e Çekisë
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë takoi kryetarin e Prishtinës

Më 22 qershor, udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bílek është pritur nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Kryetari e informoi për synimet e tij në një sërë fushash të zhvillimit të Kryeqytetit. Udhëheqësi i Ambasadës shprehu gatishmërinë e Republikës Çeke për vazhdimin e bashkëpunimit, sukses i rëndësishëm i të cilit ishte shpërndarja e autobusëve IVECO të prodhimit çek, të cilët kontribuuan dukshëm në përmirësimin e cilësisë së transportit publik në Prishtinë.