česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Kosovo Government
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë u prit nga Zëvendëskryeministri i Parë

(This article expired 27.02.2022.)

Më 20 shkurt 2020, zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti udhëheqësin e Ambasadës së Republikës së Çekisë në Prishtinë, Pavel Bílek.

Më 20 shkurt 2020, zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti udhëheqësin e Ambasadës së Republikës së Çekisë në Prishtinë, Pavel Bílek. Z. Bílek uroi z. Hoti për detyrën e re dhe theksoi se qeveria e Çekisë do të përkrahë procesin e zgjerimit të BE-së dhe anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën. Njëherazi, ai shprehu bindjen se qeveria e re e Kosovës do të shpejtojë reformat e nevojshme për ekonomi dhe përforcim të rendit e ligjit.

Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, dhe Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë, diskutuan, po ashtu, për bashkëpunimin e mëtejmë në mes të dy vendeve në ekonomi dhe në tregti.