česky  shqip  english 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë u prit nga Kryetari i ri i Parlamentit

Më 1 prill 2021, Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti udhëheqësin e Ambasadës së Republikës së Çekisë në Prishtinë, Pavel Bílek.

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë uroi Kryetarin e Parlamentit në zgjedhjen e tij dhe i dëshiroi suksese në detyrën e re. Glauk Konjufca dhe Pavel Bílek biseduan për gjendjen e tashme me pandeminë dhe theksuan nevojën për vaksina. Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë, ritheksoi ndihmën e qeverisë çeke për integrimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe theksoi nevojën për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi sa më shpejt që të jetë e mundur.